• Home
  • Tenis
  • Protestuesi hyn në fushë gjatë finales, policia merr në mbrojtje tenistët (foto)

Protestuesi hyn në fushë gjatë finales, policia merr në mbrojtje tenistët (foto)

Momente tensioni gjatë finales së meshkujve në Australian Open në tenis, mes rusit Daniil Medvedev e spanjollit Rafael Nadal.

Një person ka hyrë në fushë në kohën që po luhej seti i dytë (rezultati 5-3 për Nadal në atë moment).

Në fushë hyri një aktivist për të drejtat e refugjatëve, që mbante në duart një pankartë.

Pasi u hodh në fushë, ai u ndal menjëherë nga forcat e sigurisë, që e rrethuan dhe e nxorën jashtë fushës.

Në fushë hynë edhe disa forca të sigurisë private e policia, që morën në mbrojtje dy tenistët, që mbetën të befasuar.

Ndeshja u ndal disa minuta dhe më pas gjithçka rinisi normalisht.

Leave A Comment