• Home
  • La Liga
  • PSG-Real Madrid, ja zgjedhjet e Pochettino-s dhe Ancelotti-t

PSG-Real Madrid, ja zgjedhjet e Pochettino-s dhe Ancelotti-t

Është gjithçka gati për përballjen e 1/8-ave të Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, me takimin e parë që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme (21:00) në Paris.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Trajneri Pochettino ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Gianluigi Donnarumma-s në portë, ndërsa në sulm do të jetë treshja Di Maria-Messi-Mbappe, me Neymar që do ta nise sfidën nga stoli.

Lajm i mirë për Los Blancos, që do të kenë në dispozicion nga minuta e parë liderin e sulmit, Karim Benzema. Asensio dhe Vinicius do të luajnë në krah të francezit.

Formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain (4-3-3) – Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Paredes, Danilo Pereira, Verratti; Di Maria, Messi, Mbappe.

Real Madrid (4-3-3) – Courtouis; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vinicius, Benzema, Asensio.

Leave A Comment