• Home
  • Champions League
  • PSG-Real Madrid “kyç” Beckham në shtëpi : Do të bëj tifo për… çdo gol të shënuar

PSG-Real Madrid “kyç” Beckham në shtëpi : Do të bëj tifo për… çdo gol të shënuar

David Beckham po përgatitet të jetojë, si gjithë të tjerët, një mbrëmje të zjarrtë, me futboll të mrekullueshëm. Paris Saint-Germain dhe Real Madridi do të përballen sonte në “Parc des Princes”. Dy skuadra në të cilat ka luajtur edhe legjenda angleze.

Një ndeshje që “Becks” do ta shohë nga shtëpia, teksa ka shpjeguar për kanalet zyrtare të klubit parizien: “Jam i lumtur, sepse nuk do të jem në stadium. Do të ishte emocionuese dhe spektakolare të shihja dy skuadrat ku kam luajtur vetë, por të them të drejtën preferoj të qëndroj në shtëpi para televizorit, që të mund të festoj çdo gol, pa marrë parasysh se kush shënon (qesh).

Reali dhe PSG janë duke udhëhequr ligat përkatëse, kanë dy trajnerë të mëdhenj dhe lojtarë kampionë. Me parizienët laun Kylian Mbappé, Neymar dhe më pas, sigurisht Leo Messi, padyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë e këtij sporti.

A do ta fitojë Champions League skuadra e PSG? Duhet të jemi të durueshëm, herët a vonë do t’ia arrijë. Jam i sigurt që fansat nuk do të presin shumë”.

Leave A Comment