• Home
  • La Liga
  • QESHARAKE | Aubameyang udhëtoi drejt Barcelonës pa gjetur akord, tani do të kthehet në Angli! Prapaskena

QESHARAKE | Aubameyang udhëtoi drejt Barcelonës pa gjetur akord, tani do të kthehet në Angli! Prapaskena

E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Barcelonë. Sipas medieve angleze, Aubameyang është nisur drejt Katalonjës pa gjetur akord me drejtuesit katalanas dhe ka qenë në pritje të vizitave mjekësore, që nuk janë zhvilluar.

Gabonezi fiton 350 mijë sterlina në javë dhe Barcelona atë rrogë nuk mund ta mbulojë dot për huazimin deri në fund të sezonit. Katalanasit u befasuan kur panë se Aubameyang ishte në Barcelonë…

Kështu që sulmuesi i Arsenalit do të kthehet në Londër dhe marrëveshja nuk do të gjendet. Një aventurë qesharake në këtë ditë të fundit të merkatos.

PSE NUK E MERR DOT BARCELONA

A mund ta marrë Barcelona Pierre-Emerick Aubameyang? Sipas asaj që raporton Cadena SER, ka pak hapësirë ​​për manovrim për gabonezin, nëse nuk duan të kalojnë parametrat financiarë, pak më shumë se 2 milionë euro.

Do të ishte dashur një përpjekje e madhe financiare nga gabonezi dhe një vullnet i Arsenalit për t’u akorduar me katalanasit. Lojtari fiton rreth 20 milionë euro bruto në vit në Londër. Një shitje e madhe në orët e fundit të merkatos (Dembélé) do të ndryshonte skenarin.

Por, kjo nuk ka ndodhur! Ne fakt, palet tentuan edhe qe te benin shkembimin me Dembele, por fakti eshte se ky i fundit nuk pranon destinacionin Londer.

Leave A Comment