• Home
  • Tenis
  • Qeveria australiane shtyn vendimin për Djokovic, organizatorët e fusin në short

Qeveria australiane shtyn vendimin për Djokovic, organizatorët e fusin në short

Djokovic vijon të jetë në Melburn, por prania e tij në grand slam të Australian Open mbetet ende një enigmë. Ministria e Emigracionit ka kërkuar më shumë kohë për të mbyllur hetimin në lidhje me dokumentacionin (i pavaksinuar) dhe deklaratat e rreme që tenisti serb (intervista kur ishte i infektuar) ka dhënë në kufi, pas mbërritjes.

Ndërkohë, organizatorët e grand slam të Australian Open nuk humbasin kohë dhe sot kanë hedhur shortin. Në short figuron edhe emri i Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, që në raundin e parë do të luajë ndaj patriotit të tij Miomir Kecmanovic. Djokovic është kampion në fuqi i këtij grand slam, që synon ta fitojë për të 10-n herë.

Leave A Comment