• Home
  • Tenis
  • Qeveria shtyn vendimin për Djokovic, nisin hetimet për deklaratë të rreme

Qeveria shtyn vendimin për Djokovic, nisin hetimet për deklaratë të rreme

Ende nuk ka ardhur një vendim i qeverisë australiane në lidhje me tenistin serb Novak Djokovic, nëse numri 1 në botë do të luajë në Australian Open apo jo. Djokovic fitoi dje betejën në gjykatë, që i dha të drejtë të luajë në grand slam që nis më 17 janar, edhe pse i pavaksinuar.

Tenisti ka nisur menjëherë stërvitjen dhe po përgatitet për Australian Open, ku është kampion në fuqi. Gjithsesi, Ministria e Emigracionit ka apeluar vendimin dhe ka fjalën e fundit, teksa mund të anullojë lejen e qëndrimit dhe të kthejë mbrapsht në vendlindje tenistin.

Vendimi i qeverisë ishte planifikuar për sot, por mësohet se është shtyrë për të mërkurën. Nga ana yjetër, mediat australiane bëjnë me dije se Djokovic po hetohet për deklaratë të rreme. Në aeroport, i pyetur nëse ka lëvizur në vende të tjera teksa ka qenë i infektuar, tenisti ka thënë jo.

Ndërkohë që, pas infektimit me Covid-19 më 16 dhjetor, ai ka qenë i pranishëm në disa evente dhe nuk ka kryer karantinën e detyruar. Për pasojë, ai po hetohet për deklaratë të rreme në kufi. Djokovic qëndroi për stërvitje në Spanjë, nga ku u nis më pas për Australi.

Leave A Comment