• Home
  • La Liga
  • Quajeni legjendë të Real Madridit. Modric arrin Di Stefano, tani “kërcënon” Ronaldon

Quajeni legjendë të Real Madridit. Modric arrin Di Stefano, tani “kërcënon” Ronaldon

Luka Modric në moshën 36-vjeçare vazhdon të shkruajë historinë e Real Madridit. Mesfushori kroat i është bashkuar Alfredo Di Stéfano-s në renditjen speciale të lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura në La Liga me fanellën e bardhë.

Që nga viti 2012, në të cilin mbërriti në Spanjë nga Tottenham, Modric ka bërë 282 paraqitje në La Liga. Përpara tij tani është një tjetër legjendë e klubit, pikërisht Cristiano Ronaldo, i cili u ndal në 292 ndeshje me “Los Blancos”.

Fjalët më të mëdha për kroatin i ka thënë edhe presidenti Florentino Perez: “Ne jemi të lumtur dhe optimistë që kemi gjetur një drejtim të ri fitues me Modric në kullën e regjisë. Ai është i denjë ta fitojë sërish ‘Topin e Artë’.

Leave A Comment