• Home
  • Moto GP
  • Quartararo dominon provat zyrtare, siguron “pole” edhe në Mugello

Quartararo dominon provat zyrtare, siguron “pole” edhe në Mugello

Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Mugello, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë në MotoGP. Ai do ta nisë garën nga vija e parë e startit së bashku me italianin Francesco Bagnaia (Ducati) dhe francezin tjetër Johann Zarco, me Ducati Pramac.

Ky është “pole” i katërt radhazi për Quartararo këtë sezon, që konfirmon se Yamaha është mjaft e shpejtë në xhiron teke. Zhgënjen sërish Valentino Rossi me Yamaha Petronas, që do ta nisë garën i 19-ti, ndërsa Marc Marquez me Honda u rendit i 11-ti. Gjithsesi, gara e nesërme parashikohet interesante, pasi priten reshje shiu.

Leave A Comment