• Home
  • Moto GP
  • Quartararo triumfon në Mugello dhe konsolidon kreun e MotoGP

Quartararo triumfon në Mugello dhe konsolidon kreun e MotoGP

Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha zyrtare fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Mugello. Ai e nisi garën nga vendi i parë dhe e përfundoi atë në krye, duke e dominuar gjatë gjithë kohës atë. Ky është suksesi i tretë sezonal për Quartararo, që konsolidon kreun e renditjes.

I dyti e mbylli garën portugezi Miguel Oliveira me KTM e pas tij spanjolli i Suzuki, Joan Mir. Gjithsesi, Mir e Oliveira shkëmbyen vendet në podium (spanjolli u rendit i dyti), pas penalizimit të portugezit, për kalimin e limiteve të pistës në xhiron e fundit.

Një garë për t’u harruar kjo për motorin Ducati, që u paraqit dobët me pilotët e saj, ku Bagnaia u rrëzua, ashtu sikurse edhe Marc Marquez me Honda. Vetëm i dhjeti Valentino Rossi me Yamaha Petronas, që garonte në pistën e shtëpisë së tij.

Leave A Comment