• Home
  • Tenis
  • Rafael Nadal i papërmbajtshëm, triumfojnë edhe Barty e Azarenka

Rafael Nadal i papërmbajtshëm, triumfojnë edhe Barty e Azarenka

MESHKUJ – Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi me lehtësi 3-0 (6-2, 6-3, 6-4) ndaj gjermanit Yannick Hanfmann. Në raundin e tretë shkon edhe kanadezi Dennis Shapovalov, që mundi 3-2 koreano-jugorin Soon Këon.

Nuk zhgënjen as italiani Matteo Berrettini, numri 7 në botë, që mundi 3-1 amerikanin Stefan Kozlov (6-1, 4-6, 6-4, 6-1). Një biletë për më tej sigurojnë edhe spanjollët Carreno Bosta e Carlos Alcaraz si dhe italiani Lorenzo Sonego.

FEMRA – Fitore të lehtë në këtë raund të dytë arriti numri 1 në botë, tenistja vendase Ashleigh Barty, që mundi 2-0 (6-1, 6-1) italianen Lucia Bronzetti. Po 2-0 fiton edhe spanjollja Paola Badosa, numri 8 në botë, që eliminoi italianen Martina Trevisan.

Vuan disi por në fund kualifikohet tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-1 francezen Harmony Tan, që u tërhoq e dëmtuar në fund të setit të tretë. Në raundin e tretë shkojnë edhe bjellorusja Victoria Azarenka, çekja Barbora Krejcikova e amerikania Madison Keys.

Leave A Comment