• Home
  • Tenis
  • Rafael Nadal shërohet nga Covid-19 dhe niset për në Australi

Rafael Nadal shërohet nga Covid-19 dhe niset për në Australi

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, aktualisht numri 5 në botë, ka konfirmuar në rrjetet sociale se është shëruar nga koronavirus. Ai ishte infektuar gati dy javë më parë, pas turneut të Abu Dhabi.

Spanjolli ka disa ditë që ka nisur stërvitjen, në izolim në shtëpinë e tij në Majorka dhe sot është nisur për në Australi, për të marrë pjesë në grand slam e parë të vitit 2022. Nadal pritet të luajë në një turne të vogël para këtij grand slam.

Tani është koha të kuptoj se si do të reagojë trupi im pas sëmundjes. Nuk mund të garantoj me 100% se do të jem në Australian Open, por do ta provoj. Objektivi kryesor është të je mi shëndetshëm”, tha Rafael Nadal.

Leave A Comment