• Home
  • Bundesliga
  • Raiola zbulon të ardhmen e Haaland: Vetëm këto 4 klube mund ta përballojnë atë

Raiola zbulon të ardhmen e Haaland: Vetëm këto 4 klube mund ta përballojnë atë

Mino Raiola nuk zbulon asnjë secret sa i takon kontratës, klauzolës së lirimit dhe destinacionit të ri të klientit të vet, superyllit norvegjez, Erlind Haaland. Megjithatë, jep një referencë të qartë: 4 janë klubet ku mund të shkojë bomberi në verë.

Rrethi sa vjen e ngushtohet, edhe për faktin se kërkesat e menaxherit të njohur dhe të vetë futbollistit nuk mund t’i përballojë kushdo. Për median gjermane “Sport 1”, Raiola u shpreh: “Haaland aktualisht po drejton një “S63 AMG” te Borussia Dortmund, por së shpejti mund të ngasë edhe një “Rolls Royce” ose “Bentley”…

Sigurisht, Haaland mund të ngasë gjithashtu një “Ferrari” ose një “Lamborghini”. Ai mund dhe do ta bëjë hapin tjetër. Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona ose Manchester City? Këto janë klubet e mëdha. Manchester City e ka fituar Premier League pesë herë në vitet e fundit, shumë më tepër se Manchester United. Kur u transferua në Dortmund, të gjithë e dinim se ky hap do të vinte.

Transferimi ndoshta kryhet verën e ardhshme, ndoshta verën më pas. Sidoqoftë, ka një shans të madh që Erling të largohet verën që vjen. Do të shohim. Ai është dikush që dëshiron të rritet, që kërkon sfida të reja. Dhe sigurisht që është edhe çështje alternativash. Një futbollist ndryshon klub vetëm kur ka një alternativë më të mirë.

Ne do t’i tregojmë BVB se cila është ideja jonë, edhe klubi gjerman do të na tregojë idetë e veta. Gjithsesi, asnjë vendim nuk do të merret në këtë dimër. Klauzola e lirimit luhatet nga 75 deri në 90 milionë euro? Dëgjoni, çfarëdo që është në një kontratë nuk thuhet. Kjo çështje mbetet mes meje dhe lojtarit.

Janë vetëm dy palë që mund t’i thonë diçka botës së jashtme: klubi dhe lojtari. Unë kurrë nuk flas për detaje. Ne dhe Dortmundi e dimë saktësisht se çfarë duhet të ndodhë. E kemi strukturuar shumë qartë, gjithmonë kemi komunikim shumë të hapur me Watzke, Zorc dhe tani Kehl. E trajtojmë njëri-tjetrin me ndershmëri. Kjo është shumë më e rëndësishme se çdo gjë në letër”.

Leave A Comment