Rangnick, i zhgënjyer pas barazimit: E njëjta histori edhe sot

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, nuk i ka kursyer kritikat për skuadrën pas barazimit 1-1 të marrë në kampionatin anglez kundër Southmapton-it të Armando Brojës.

Jadon Sancho ka kaluar në avantazh Djajtë e Kuq, por një gol i Che Adams ka fiksuar shifrat në 1-1.

“Fatkeqësisht, kjo ndeshje ka qenë shumë e ngjashme me dy ndeshjet e fundit. Një pjesë e parë shumë e mirë, në të cilën kemi bërë gjithçka që donim. Kemi krijuar shumë shënuar. Më pas nuk e kemi bërë më”, ka thënë trajneri gjerman.

“Iu thamë lojtarëve pas pjesës së parë se duhej të bënin një lojë agresive, por kjo nuk ka ndodhur”.

Leave A Comment