• Home
  • Seria A
  • Rasti kurioz që shpëtoi Milan-in kundër Sassuolo-s

Rasti kurioz që shpëtoi Milan-in kundër Sassuolo-s

Sassuolo ka marrë një pikë të çmuar kundër Milan-it, pavarësisht paraqitjes zhgënjyese të Domenico Berardi-t, i cili ka gabuar një penallti dhe është larguar nga fusha para kohe për shkak dëmtimit.

Penalltia ka qenë një përjashtim që konfirmon rregullin. Berardi, zakonisht nuk përmbahet përballë Milan-it. Dhe shifrat e tregojnë këtë: 10 gola dhe katër asiste në 18 ndeshje kundër kuqezinjve.

Me kusht që të mos i kërkohet të godasë një penallti. Pavarësisht plagëve të shumta që i ka shkaktuar Milan-it, sulmuesi i Sassuolo-s është shumë bujar nga pika e bardhë.

KUNDËR MILAN-it

Berardi nuk di të shënojë me penallti kundër Milan-it. Bëhet fjalë për një nga rastet e pakta në të cilët përqindja realizuese e sulmuesit është 0%.

Sulmuesi i Sassuolo-s ka shënuar në çdo mënyrë të mundshme dhe shpesh kundër Milan-it, por nuk ia ka dalë kurrë nga pika e bardhë.

Tentativa e parë dhe e vetme para ndeshjes së luajtur këtë të martë ka qenë në javën e 26-të të kampionatit 2016/17 në një ndeshje që mund të sillte shkarkimin e trajnerit të asaj kohe Montella. Milan-i ka fituar 1-0 dhe Berardi ka gabuar një penallti, të neutralizuar nga Donnarumma.

KUNDËR INTER-it

Ndryshon bilanci kundër Inter-it. Berardi nuk gabon kurrë nga 11 metrat përballë zikaltërve. Penalltinë e parë e ka shënuar në sezonin 2014/15.

Sassuolo e ka fituar atë ndeshje 3-1 dhe penalltia ka fiksuar rezultatin final. Akoma më e rëndë ka qenë ajo e vitit pasardhës kur në minutat shtesë sulmuesi i Sassuolo-s ka realizuar penalltinë që i ka dhuruar fitoren 1-0 dhe 3 pikët ekipit të tij.

Përsëri në gol dhe gjithmonë vendimtar kundër zikaltërve në sezonin 2018/19 kur ka ndëshkuar Handanovic nga11 metrat dhe i ka dhënë humbjen e parë Inter-it të Spalletti-t.

Sulmuesi ka arritur ta ndëshkojë portierin slloven edhe në sezonin 2019/20. Një ekzekutim perfekt në javën e 27-të përe një barazim 3-3 që do të jetë vendimtar për sezonin e parë në drejtim të zikaltërve të Antonio Conte-s.

Leave A Comment