• Home
  • Seria A
  • Ravanelli “skanon” në detaje Vlahovic: Ja pse është një sulmues i madh

Ravanelli “skanon” në detaje Vlahovic: Ja pse është një sulmues i madh

Duke folur për JTV, ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli komentoi suksesin e bardhezinjve kundër Sassuolos në çerekfinale të “Coppa Italia”:

“Vlahovic është i pajisur me shumë gjëra. Golin e ka në gjak, por edhe lëviz shumë mirë. Më pëlqen, me të vërtetë ka cilësi të jashtëzakonshme.

Cilësia e tij numër një, për mendimin tim, është në lëvizjet që kryen. Ai e bën shumë mirë këtë, në 30 metrat e fundit është mendjemprehtë dhe gjithmonë di të marrë kohën e mbrojtësit.

Edhe goli ndaj Sassuolo ishte veprim i një lojtari të madh. Ai e priti topin, e rrotulloi me trup, pastaj pati fat në gol, por edhe besoi. Ky veprim i tij madhështor duhej të shpërblehej”.

Leave A Comment