• Home
  • La Liga
  • Real dorëzohet për Haaland, ja 4 të mëdhatë që mbeten në garë për norvegjezin

Real dorëzohet për Haaland, ja 4 të mëdhatë që mbeten në garë për norvegjezin

Erling Haaland, sulmuesi i Borussia Dortmund, pritet të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës së ardhshme, kur pritet që ai t’i thotë lamtumirë Bundesliga-s.

Janë të shumtë klubet që interesohen për shtatlartin. Një nga këto skuadra ka qenë edhe Real Madrid, që tani duket se ka vendosur të tërhiqet nga gara për sulmuesin.

Sipas Star, Los Blancos nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë ofertë për Haaland, duke i hapur rrugën katër katër klubeve të mëdha të Premier League: Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool.

Një lajm i keq ky për norvegjezin, duke pare së në ditët e kaluara është thënë se prefernca e lojtarit ishte pikërisht Real Madrid dhe se transferimi në Premier League nuk pëlqehet shumë nga 21-vjeçari.

Leave A Comment