Real Madrid-Inter, beteja e të kualifikuarve për vendin e parë në grup

Për herë të parë që nga sezoni 2011-2012, Interi arriti ta kapërcejë pengesën e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Falë suksesit kundër Shakhtar Donetsk dhe 3 pikëve të njëkohshme të Real Madridit kundër Sheriff Tiraspol, zikaltrit më në fund ia dolën të kualifikohen në 16-she.

Megjithatë, mbetet ende për t’u vendosur nëse hyrja në ‘top 16’ e Evropës do të bëhet përmes vendit të parë apo të dytë në Grupin D, aktualisht i kryesuar nga Real Madridi me 12 pikë (+2 pikë karshi zikaltërve).

“Los Blancos” janë kundërshtarët e radhës të djemve të Simone Inzaghit, të detyruar të fitojnë për të kaluar skuadrën e Ancelottit në klasifikim dhe siguruar një short më të butë në raundin tjetër (të paktën në letër).

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë të arrijë më të mirën kundër një skuadre në formë të shkëlqyer, e cila në ndeshjen e parë shkoi në “San Siro” me përpjekje minimale, pas një ndeshjeje të dominuar nga Interi. Ishte goli i Rodrygo në fund, i shërbyer në mënyrë perfekte nga Camavinga, ai që bëri dallimin atëherë.

Ancelotti duhet të bëjë pa Benzema, i cili doli nga fusha për shkak të një dëmtimi kundër Real Sociedad dhe nuk është grumbulluar. Jovic mund të gjejë hapësirë ​​në treshen sulmuese të plotësuar nga Asensio dhe Vinicius Junior. Modric dhe Kroos ftojnë Casemiro në mesfushë, ndërsa Alaba në qendër të mbrojtjes.

De Vrij mund të shtrëngojë dhëmbët dhe të pozicionohet në qendër të mbrojtjes zikaltër, e cila do të kompletohet nga Skriniar dhe Bastoni. Dumfries ende mban korsinë e djathtë në vend të Darmian. Në sulm, hapësirë ​​për tandemin Dzeko-Lautaro.

Ja formacionet e mundshme:
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Jovic, Vinicius Jr.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, D’Ambrosio, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Leave A Comment