• Home
  • La Liga
  • REAL MADRID TENTON GODITJEN | Pasuesi i Casemiro nga Ligue 1, niset shefi i skautingut me mision

REAL MADRID TENTON GODITJEN | Pasuesi i Casemiro nga Ligue 1, niset shefi i skautingut me mision

Real Madridi e ka shumë seriozisht për Aurélien Tchouaméni. Siç raporton Marca, klubi spanjoll do të kishte dërguar kryeskautin e tij (Juni Calafat) në Monte Carlo për të parë mesfushorin francez të Monacos dhe për të folur me agjentët për të kuptuar kushtet e transferimit.

Florentino Perez dhe drejtuesit e Merengues, në marrëveshje me Carlo Ancelottin, janë të bindur se Tchouameni është trashëgimtari perfekt i Casemiro.

Me Camavinga dhe Valverde, mesfusha e Realit tashmë do të kishte një të ardhme të sigurt…

Leave A Comment