• Home
  • Formula 1
  • Red Bull ka gati kontratën e re me Verstappen, por pa rritje rroge

Red Bull ka gati kontratën e re me Verstappen, por pa rritje rroge

Kam dëshirë të qëndroj përgjithnjë te Red Bull”, u shpreh Max Verstappen pasi u shpall kampion bote në Formula 1 me makinën austriake. Piloti holandez ka një kontratë deri në vitin 2023 me Red Bull, por palët kanë nisur bisedimet për ta rinovuar atë edhe për dy vite të tjera.

Lajmin e konfirmoi një nga drejtuesit e Red Bull, Helmut Marko. “Ne jemi gati t’u rinovojmë kontratën të gjithëve personave kyç të skuadrës. Kjo kontratë ë re do të jetë 5-vjeçare, pasi duam vijueshmëri në rezultate. Edhe me Max kemi biseduar për ta rinovuar atë dhe besoj se së shpejti do të kemi detaje të reja”, tha Marko.

Gjithsesi, shefi i Red Bull konfirmoi se vështirë se do të ketë rritje rroge për kampionin e botës, që aktualisht merr 25 milionë dollarë në sezon (15 milionë më pak se Hamilton). “Me Verstappen jemi në limitet e pagesës, ndaj nuk do të ketë çmenduri në pagesën e tij pas rinovimit të kontratës”, tha Helmut Marko.

Leave A Comment