• Home
  • Moto GP
  • Rikthehet legjenda Marc Marquez, spanjolli triumfon në Sachsenring

Rikthehet legjenda Marc Marquez, spanjolli triumfon në Sachsenring

Marc Marquez me Honda fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, garë e zhvilluar në pistën e Sachsenring. Triumf i merituar i pilotit spanjoll, që rikthehet te suksesi pasi më shumë se një viti e gjysmë.

Një garë fantastike e Marquez, që duket se ka kaluar problemet e 3 operacioneve në shpinë dhe është gati të rivalizojë për titull. Një triumf që erdhi në një pistë ku ai ka fituar që prej vitit 2013 (vjet nuk u zhvillua gara), 57 fitore në karrierë.

Pas 18 muajsh fiton një garë edhe Honda, në një periudhë të vështirë. Në vendin e dytë u klasifikua portugezi i KTM, Miguel Oliveira, ndërsa i treti u klasifikua francezi Fabio Quartararo me Yamaha.

Fabio Qauartararo arrin të ruajë kreun e renditjes botërore, duke thelluar diferencën me rivalët.

 

Leave A Comment