• Home
  • Tenis
  • Rikthim zhgënjyes për Rafael Nadal, humbet ndaj ish-numrit 1 në botë

Rikthim zhgënjyes për Rafael Nadal, humbet ndaj ish-numrit 1 në botë

Mungesa prej gati 5 muajsh nga fushat e lojës u ndje te tenisti spanjoll Rafael Nadal, që u rikthye në fushë në turneun “show” të Abu Dhabit.

Ai u mund 2-0 (6-3, 6-5) nga britaniku Andy Murray, dy tenistë që dikur kanë qenë numrat 1 në botë (nuk luanin ndaj njëri-tjetrit që prej vitit 2016).

Murray, që gjithashtu ka kaluar probleme fizike pak kohë më parë, luan rregullisht prej 3-4 muajsh dhe kjo e ndihmoi për të mposhtur Nadal.

Ai dukej më në formë dhe e meritoi fitoren, ndërkohë që spanjolli ende nuk është në atë nivel që pritej. Gjithsesi, ai mori sinjalet e para të gjendjes së tij fizike.

Do të shkoj në Australian Open me pak ndeshje të luajtura dhe kjo do të ma vështirësi atë turne. Nëse nuk do të dëmtohem sërish, mund të paraqitem mirë”, tha Nadal.

Leave A Comment