• Home
  • Futboll Bota
  • “Rinovimi nuk varet vetëm nga unë”, Rudiger: Dua ta fitoj Premier League, por…

“Rinovimi nuk varet vetëm nga unë”, Rudiger: Dua ta fitoj Premier League, por…

Chelsea sapo ka fituar Botërorin për klube, duke e ngritur në qiell trofeun e shumëkërkuar. Megjithatë, festa për suksesin është lënë shumë shpejt pas krahëve, me londinezët që i presin shumë ndeshje mes kampionatit, Champions-it dhe çështje të merkatos…

Pikërisht në lidhje me zërat e merkatos, rinovimeve dhe lamtumirave të mundshme, ka folur Antonio Rudiger. Mbrojtësi i Blues nuk e ka arritur akoma marrëveshjen për zgjatjen e kontratës dhe mund të largohet me kosto zero në verë.

“Unë jam i lumtur te Chelsea dhe mendoj se mund të shihet edhe nga ajo që bëj në fushë”, ka thënë gjermani në një intervistë të dhënë për The Athletic. “Mendoj se edhe nga jashtë mund të shihet sa i lumtur jam këtu, veçanërisht për mënyrën si luaj. Qëndrimi im nuk varet vetëm nga unë, ka persona të tjerë që duhet të marrin vendime”.

Rudiger ka vazhduar më pas me fjalët e një lojtari që duket se është i vendosur të qëndrojë te Chelsea:

“Kemi fituar Botërorin për Klube dhe duam të provojmë të fitojmë edhe Premier League. Unë dua ta fitoj. Manchester City po tregon një nivel me të vërtetë shumë të lartë dhe ne duhet të provojmë të arrijmë në të njëjtin nivel për të luftuar në një kampionat që është si nja maratonë”.

Leave A Comment