• Home
  • Shqipëria
  • Rinovon Cikalleshi, i premton gjithçka Konyaspor-it deri në “frymën” e fundit

Rinovon Cikalleshi, i premton gjithçka Konyaspor-it deri në “frymën” e fundit

Golat e kanë shpërblyer. Klubi turk nuk kishte dyshime për rinovimin e sulmuesit tonë kuqezi, Sokol Cikalleshi. Ditën e sotme, Konyaspor ka bërë me dije marrëveshjen e re me kavajasin deri në vitin 2024: “Klubi ka rinovuar kontratën me futbollistin tonë të suksesshëm Sokol Cikalleshi deri në vitin 2024, kontrata aktuale e të cilit skadonte në fund të sezonit.

Zv.presidenti ynë Nuh Kaygısız mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së re, mbajtur në sallën e konferencave të shtypit të stadiumit metropolitan ‘MEDAŞ Konya’. Duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit, futbollisti ynë Sokol Cikalleshi tha:

“Ndihem shumë i kënaqur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Konyaspor. Dua të falënderoj presidentin, menaxhmentin dhe trajnerin tonë që kontribuan në hedhjen e kësaj firme. Premtoj se do të luftoj në fushë deri në pikën e fundit të mandatit tim.

Kemi arritur një sukses të mirë këtë sezon. Padyshim, kjo nuk është rastësi. Ne jemi këtu me frymë ekipore. E rëndësishme është të qëndrojmë këtu tani e tutje. Ne kemi punuar shumë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Jam i sigurt se do ta përfundojmë sezonin në një vend shumë të mirë. Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme në Giresun, shpresoj të largohemi me një rezultat të mirë”.

Duke theksuar se tifozët e mbështesin skuadrën shumë, pavarësisht se kushtet pandemike vazhdojnë, Cikalleshi tha: “Jam i sigurt që tani e tutje do të na japin më shumë mbështetje. Jemi një familje e madhe. Dhe kjo lidhje do të vazhdojë deri në fund të sezonit”.

 

 

Leave A Comment