• Home
  • La Liga
  • Rodrygo zbulon sekretin e suksesit dhe objektivin e madh

Rodrygo zbulon sekretin e suksesit dhe objektivin e madh

Rodrygo Goes i ka idetë të qarta për të ardhmen: të përmirësohet dhe të shkojë në Kupën e Botës me Brazilin.

Sulmuesi i Real Madrid është intervistuar nga TNT Brazil dhe ka folur për rritjen që ka patur në vitin e fundit që ka sjellë edhe grumbullimin me kombëtaren.

Meritë e këtij përmirësimi ka qenë edhe besimi që ka patur trajneri Carlo Ancelotti tek ai.

“Duhet të them se trajneri Ancelotti ka qenë shumë i rëndësishëm. Para fillimit të sezonit më ka folur shumë”, ka shpjeguar Rodrygo.

“Më ka ndihmuar gjithmonë dhe e di se duhet të përmirësohem. I pranoj kritikat konstruktive dhe nëse bëj mirë, ai më lavdëron. E di se do të përmirësohem akoma me të.”.

Përmirësime që mund ta ndihmojnë të shkojë në Katar 2022 me Brazilin:

“Kthimi në kombëtare ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Shpresoj të luaj dhe të konfirmohem. Botërori? Të gjithë brazilianët duan të jenë në Katar. Do të punoj për të qenë atje. Nëse luaj mirë mund të kem disa mundësi”.

Leave A Comment