• Home
  • Seria A
  • Roma barazon në fund, Mourino nuk mban nervat! Kapet keq me Berardin: shkaku është Kumbulla. “Je simulues” (VIDEO)

Roma barazon në fund, Mourino nuk mban nervat! Kapet keq me Berardin: shkaku është Kumbulla. “Je simulues” (VIDEO)

Ndodh gjithçka në stadiumin Mapei mes Sassuolo-s dhe Romës, ndeshje e cila përfundoi me një rezultat emocionues 2-2.

Pas avantazhit të Abrahamit në një penallti në fundin e pjesës së parë, në fillim të pjesës së dytë është një inkursion i Traores ai që sjell golin e barazimit për vendasit.

Talenti i Sassuolo-s godet, Smalling devijon po Rui Patricio aspak i vëmendshëm sheh topin t’i ikë nga duart dhe kalojë poshtë këmbëve…

Por, Sassuolo beson dhe Roma goditet psikologjikisht. Traore vazhdon të mrekullojë pas golit ndaj Juventusit në Kupën e Italisë.

Djeg Krasdorp dhe shënon edhe golin e dytë për vendasit.

Përjashtimi i Ferrarit në minutën e 78-të i jep shpresë Romës që vetëm në sekondat e fundit gjen barazimin 2-2 me Cristante.

Ka dhe pak shkëndija mes Berardit dhe Mourinhos, por gjithçka zgjidhjet shpejt. Në fakt, në minutën e 83’ ka ndodhur një faull nga Kumbulla ndaj Berardit, ku ky i fundit është hedhur menjëherë në tokë shumë i lënduar.

Një karton të verdhë per mbrojtësin verdhekuq. Në atë moment ka ndërhyrë edhe Josè Mourinho, i cili fillimisht ka pasur një debat mjaft të ashpër me sulmuesin e kombëtares italiane.

Më pas të dy u shpjeguan. “Je simulues” i ka bertitur Mourinho.

Roma vazhdon të kalojë një sezon krize dhe tashmë edhe Europa League nis të rrezikohet…

Leave A Comment