• Home
  • Seria A
  • Roma, senatorët janë me Mourinhon. Pas shpërthimit të trajnerit flet… fusha

Roma, senatorët janë me Mourinhon. Pas shpërthimit të trajnerit flet… fusha

Dridhet “Trigoria”. Ashtu si pas Bodø, më shumë se ndaj Bodø. Fjalët shumë të ashpra të José Mourinhos për skuadrën pas humbjes ndaj Interit kanë lënë gjurmë, sepse ishin krejtësisht të papritura në krahasim me fjalët e qeta që trajneri kishte thënë në intervistat nga “San Siro”. Nëse në publik kishte theksuar se si Roma kishte luajtur mirë, në mënyrë private Mourinho akuzoi troç lojtarët për personalitet të dobët (për ta thënë butë).

Arsyet – Por pse futet kaq thellë në kritika? Para së gjithash, sepse ky është stili i tij. Pas ndeshjeve, në një ekstazë konkurruese, Mourinho është shpesh “ekstrem”… Strategjia është mjaft e qartë. Mourinho e ka kuptuar se Roma, kjo Romë, është mësuar për shumë vite të jetë në periferi të të mëdhenjve, pa e gjetur kurrë guximin e kërcimit përpara.

Trajneri portugez është i gatshëm ta shpërbëjë grupin që trashëgoi, pasi ka marrë tashmë Abraham, Rui Patricio dhe Sergio Oliveira. Mourinho nuk është shumë i interesuar për pasojat e menjëhershme, dhe për këtë arsye as ndeshjen kundër Sassuolo: “Unë nuk kam synime të veçanta në renditjen e këtij sezoni”.

Përkundrazi, ai është i fokusuar në transmetimin e mentalitetit fitues, duke alternuar ngurtësinë dhe ëmbëlsinë sipas momentit, me besimin se do të mbjellë një gjurmë të pashlyeshme në të ardhmen e klubit…

Hutimi – E panjohura e vërtetë tani është të kuptojmë nëse tronditja do t’i japë impulse pozitive skuadrës, e cila është thirrur të rifillojë veprimin në Serie A për të qëndruar të paktën e lidhur me “Europa League”. Lojtarët janë mësuar mjaft me adrenalinën e Mourinhos, kështu që nuk shqetësohen shumë nga fjalët. Dje, megjithatë, situata në “Trigoria” ishte absolutisht e matur.

Sido që të jetë, disa lojtarë janë të mërzitur nga fakti që përfunduan në faqet e gazetave, duke nxitur pakënaqësinë e fansave. Kontaktet kryesore të Mourinhos në dhomat e zhveshjes, megjithatë, do të marrin përsipër detyrën për të reaguar në mënyrë konstruktive.

Nga kapiteni Pellegrini, i cili kundër Sassuolo “së tij” rikthehet në formacion, te Cristante dhe Mancini, do të përpiqen ta tërheqin përpara skuadrën verdhekuqe. Me trajnerin, sigurisht. Sepse akuza është shumë poshtëruese (e bëni në brekë, jeni burra pa bo*e), për të gjithë.

Leave A Comment