• Home
  • Kupa e Botës
  • “Ronaldo e di që do ta pësojë”, Bonucci: Duam t’u bëjmë një dhuratë fëmijëve tanë

“Ronaldo e di që do ta pësojë”, Bonucci: Duam t’u bëjmë një dhuratë fëmijëve tanë

Mbrojtësi i Juventus-it dhe Italisë, Leonardo Bonucci, a folur për playoff-et që Axurrët do të zhvillojnë për të siguruar një vend në Katar 2022.

“Europiani ka qenë i bukur në nivel personal, intensiv dhe interesant sepse kam zbuluar se mund ta jetoj futbollin në mënyrë të ndryshme nga mënyra si e kisha jetuar gjithmonë”, ka thënë mbrojtësi për Rai Sport.

“Tani duhet të përqendrohemi tek jeta jonë jashtë kombëtares dhe më pas në mars, kur të mblidhemi përsëri, jam i sigurt se do të kemi mësuar nga muajt e fundit. Do të bëjmë dy ndeshje të mëdha, me Maqedoninë në fillim dhe më pas në finale.

“Ajo që ka ndodhur pas Europianit ka qenë fiziologjike, kemi marrë ndonjë shuplakë duke luajtur ndeshje që kishin më pak rëndësi, por nuk kemi patur kohë për të rikuperuar. Duam t’u dhurojmë fëmijëve tanë një Itali aty ku meriton.

“Kam folur me Cristiano Ronaldo-n, i kemi thënë njëri-tjetrit se në fillim duhet të fitojmë gjysmëfinalet, për t’u përballur më pas. Ajo që ndodh në fushë qëndron aty, ai e di që ta pësojë”, ka thënë duke qeshur Bonucci.

Leave A Comment