• Home
  • Premier League
  • Ronaldo e ka ndarë mendjen: Ose ai, ose ky njeri te Manchester United!

Ronaldo e ka ndarë mendjen: Ose ai, ose ky njeri te Manchester United!

Cristiano Ronaldo po planifikon një takim me agjentin e tij Jorge Mendes së shpejti për të përcaktuar nëse do ta mbajë ende fanellën e Manchester United në të ardhmen. Këtë fakt e raporton sot “Daily Star”, që shpjegon se si ish-lojtari i Juves dhe Real Madridit është zhgënjyer nga rikthimi në “Old Trafford”.

Për këtë arsye është i vendosur të vlerësojë të gjitha opsionet e mundshme në fund të sezonit, duke përfshirë lamtumirën nga shtëpia e tij, që e mirëpriti verën e kaluar. Ronaldo pritet të takohet me Mendes në mars, kur të kthehet në Portugali për të luajtur ndeshjen delikate kualifikuese të “Katar 2022” kundër Turqisë.

Sipas gazetës angleze, ylli portugez (i cili ka një kontratë deri në vitin 2023) do të qëndrojë në pritje për të zbuluar se cili do të jetë trajneri i Manchester United sezonin e ardhshëm. Marrëdhënia me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick nuk është aspak e mirë. Për pasojë, qëndrimi i gjermanit në stolin e trajnerit do të thotë automatikisht lamtumirë e CR7 nga “Djajtë e Kuq” në verë.

Leave A Comment