• Home
  • Bundesliga
  • Roque Santa Cruz, i përjetshëm: vjen firma në moshën 40 vjeç

Roque Santa Cruz, i përjetshëm: vjen firma në moshën 40 vjeç

40 vite dhe të mos i ndiesh.

Roque Santa Cruz nuk ka ndërmend t’i varë këpucët në gozhdë dhe është gati të nisë një aventurë të re. Ish-sulmuesi i Bayern Munich ka pranuar sfidën e radhës të karrierës së tij të gjatë dhe fituese: atë me Club Libertad, klub paraguaian që do të luajë fazën me grupe të Kupës Libertadores. Sulmuesi ka nënshkruar deri në vitin 2022.

“¡¡¡Bienvenido a tu Nueva Casa!!!”, ka qenë lajmërimi në Twitter i klubit.

Ish-ylli i Bayern dhe Manchester City ka pranuar ofertën e Libertad pasi në 2017-ën është kthyer në Paraguai, tek Olimpia Asuncion, klubi që e ka bërë të njohur në futbollin e madh.

Kulmi i karrierës së tij ka qenë me fanellën e gjermanëve të Bayern me të cilin ka shënuar 51 gola në 238 ndeshje, duke fituar, mes të tjerash, një Champions League dhe pesë Bundesliga.

Tani ka vendosur të ndërmarrë një aventurë ndryshe, por gjithmonë me të njëjtin shpirt dhe dëshirë për të shënuar…

Leave A Comment