• Home
  • Bundesliga
  • Rose dhe e ardhmja e Haaland: Flas çdo ditë me të, klubi është i përgatitur

Rose dhe e ardhmja e Haaland: Flas çdo ditë me të, klubi është i përgatitur

Marco Rose, trajneri i Borussia Dortmund, ka folur për Erling Haaland dhe të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane Sport Bild.

“Jam në kontakt me të çdo ditë, e di mirë se kur i skadon kontrata. E di se çfarë vendimi duhet të marrë dhe kur do ta marrë. Gjithçka po bëhet hapur dhe në mënyrë të ndershme”, ka thënë trajneri i verdhezinjve.

“Për këto arsye nuk është e domosdoshme të flas me të çdo ditë për të ardhmen. Do të vijë momenti kur ai do të marrë një vendim dhe klubi është i përgatitur. Është e qartë se duam që ai të qëndrojë”.

Kontrata e norvegjezit skadon në vitin 2024, por një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës që do ta lejojë të largohet verën e ardhshme me një çmim të pranueshëm.

Leave A Comment