• Home
  • Moto GP
  • Rossi i zhgënjyer nga debutimi: Probleme me gomën, nuk prisja këtë rezultat

Rossi i zhgënjyer nga debutimi: Probleme me gomën, nuk prisja këtë rezultat

Debutimi i Valentino Rossi me Yamaha Petronas nuk ka qenë ai që pritej. Piloti italian u klasifikua në vendin e 12-të në garën e zhvilluar në Katar, shumë larg kreut. “Prisja më shumë nga kjo garë, sidomos pas paraqitjes së mirë në provat zyrtare. Në garë ndodhi e kundërta, vuajtëm shumë”, tha Rossi.

Pas xhirove të para kisha një problem me gomat, sidomos me atë të pasme. Nuk menduam se do të ishte kaq problem i madh, por në fakt ndikoi shumë dhe humba shumë pozicione në renditje. Shpresoj ta zgjidhim atë problem sa më shpejt dhe të jemi gati për garën e radhës”, u shpreh Rossi.

Leave A Comment