• Home
  • Moto GP
  • Rossi largohet nga MotoGP, do të lërë trashëgimi 4 ekipe në motoçiklizëm

Rossi largohet nga MotoGP, do të lërë trashëgimi 4 ekipe në motoçiklizëm

Pas 20 vitesh, Valentino Rossi do të largohet nga garat në fund të këtij sezoni. 9 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit, që këtë sezon garon me Yamaha Petronas në MotoGP, ka vendosur të ndalet.

Pavarësisht kësaj, emri i tij do të vijojë të jetë në të gjitha kategoritë e motoçiklizmit edhe sezonin e ardhshëm. Akademia e krijuar nga Valentino Rossi, VR46, do të jetë e pranishme me 4 ekipe: 1 në MotoGP, 2 në kategorinë e Moto2 dhe 1 në kategorinë e Moto3.

Kjo është konfirmuar nga lista paraprake e skuadrave që do të garojnë në këto kategori sezonin e ardhshëm. Ka ende mjaft detaje për t’u qartësuar siç janë emrat e pilotëve që do të garojnë në to, sidomos në MotoGP (do të përdorë motorin Ducati). Njëri prej tyre pritet të jetë vëllai i tij Luca Marini.

Leave A Comment