• Home
  • Moto GP
  • Rossi: Nuk mund ta fal kurrë Marquez për atë që më ka bërë

Rossi: Nuk mund ta fal kurrë Marquez për atë që më ka bërë

Piloti italian Valentino Rossi dhe ai spanjoll Marc Marquez janë dy nga talentet më të mëdha të MotoGP në 20 vitet e fundit. Gjithsesi, mes tyre nuk ka një marrëdhënie të mirë, ndërkohë që konfliktet mes tyre kanë lindur që në vitin 2015. Atë vit titullin e fitoi Jorge Lorenzo, ndërkohë që Rossi akuzoi Marquez për pengim në garë dhe se ndihmoi patriotin e tij.

A do ta fal Marquez? Kjo gjë është e pamundur. Ajo që më ka bërë nuk mund të falet. Kur mendoj për ato ditë kam të njëjtën ndjesi si atëherë edhe pse kanë kaluar 6 vjet. Më duket e vështirë apo e pamundur që ndjenjat apo gjërat brenda meje të ndryshojnë”, tha Valentino Rossi.

Marquez e mbylli vitin 2020 pa asnjë pikë (u rrëzua në të parën dhe u operua 3 herë). Duke folur për situatën e rivalit të tij, Rossi shton: “E thënë në mënyrë diplomatike, më vjen keq që ai nuk arrin të garojë. Nëse do të shërohet, gjë të cilën asnjë nuk e di se kur do të ndodhë, besoj se do të rikthehet i fortë si dikur. Gabimi i tij ishte dëshira të rikthehej në garë sa më shpejt pas operacionit”.

Leave A Comment