• Home
  • Moto GP
  • Rossi vë “pikat mbi i”: Ja dy problemet që po më pengojnë në pistë

Rossi vë “pikat mbi i”: Ja dy problemet që po më pengojnë në pistë

Unë duhet të punoj më shumë me veten time, por edhe Yamaha duhet të punojë më shumë me motorin”. Është kjo deklarata që ka dhënë piloti italian Valentino Rossi, që sezonin e ardhshëm të MotoGP do të garojë me motorin Yamaha Petronas.

Ai ka thënë se do të ushtrojë presion te Yamaha, që të zgjidhë problemet që kanë kohë që e pengojnë të marrë maksimumin në pistë. “Duhet të përmirësohemi në provat kualifikuese, pasi ato sot janë bërë thelbësore”, tha Rossi.

Puna që do të bëhet gjatë këtyre muajve është thelbësore. Na mungon shpejtësia dhe duhet të punojmë me gomën e pasme, që nuk fërkohet mirë me asfaltin. Kjo e bën motorin të vështirë për t’u pilotuar”, u shpreh Rossi.

Leave A Comment