• Home
  • Tenis
  • Rrëfehet Djokovic: Ja pse vendosa të luaj në Paris pas zhgënjimit në US Open

Rrëfehet Djokovic: Ja pse vendosa të luaj në Paris pas zhgënjimit në US Open

Tenisti serb Novak Djokovic u rikthye në fushë këtë javë në turneun Masters të Parisit, dy muaj pas zhgënjimit në finalen e US Open (u mund nga rusi Daniil Medvedev). Numri 1 në botë kaloi një moment të vështirë pas asaj humbje, pasi synonte të triumfonte në turneun amerikan. Këtë vit Djokovic ka fituar edhe Australian Open, Roland Garros dhe Wimbledon, por dështoi në ndeshjen më të rëndësishme të vitit.

Arsyeja e vërtetë që vendosa të luaj në Paris është të mbroja kreun e renditjes dhe ta mbyllja këtë vit në vendin e parë. Shpresoj ta siguroj matematikisht këtë gjë, në të kundërt do të luaj sërish. E di që Medvedev është shumë pranë në renditje, ndaj do të bëj një sforco më shumë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë, pasi ky rikthim pas humbjes në US Open nuk ishte i lehtë për mua”, tha Djokovic.

Leave A Comment