• Home
  • Seria A
  • Rrëfehet Dzeko: Nuk prisja të ndodhte kjo, pas ardhjes së Mourinhos te Roma

Rrëfehet Dzeko: Nuk prisja të ndodhte kjo, pas ardhjes së Mourinhos te Roma

Atij iu desh pak kohë për ta fituar Interin dhe dëshiron ta mbyllë sezonin e tij të parë zikaltër me fitimin e titullit. Edin Dzeko e ka rizbuluar veten si kopertina e Interit, madje deri pak muaj më parë planet e tij ishin të ndryshme. Ai tha për “Daily Mail”:

“Verën e kaluar ishte hera e parë që mendova me vete: Nuk do të shkoj askund. Një vit më parë kishte diçka me Juventusin; dy vite më parë kishte diçka me Interin. Verën e kaluar nuk e prisja të largohesha pasi mbërriti Jose Mourinho.

Unë fola me të kur mbërriti dhe mësoi se më kishte mbetur edhe një vit në kontratë. Ishte nder që një trajner kaq i madh erdhi në klub. I thashë: Unë jam këtu dhe do të jap gjithçka për ty dhe për klubin. Por, duke qenë se ky është viti i fundit i marrëveshjes sime, nëse del ndonjë gjë, a mund ta shqyrtojmë? Në pak ditë, Tammy Abraham erdhi nga Chelsea dhe Interi u shfaq për mua”.

Ndikimi me realitetin e ri ishte menjëherë pozitiv, madje mbi pritshmëritë, sipas boshnjakut: “Askush nuk priste që Interi të ishte këtu ku jemi tani, por unë nuk kisha frikë të vija te zikaltrit. I di cilësitë e mia dhe ka shumë lojtarë të mëdhenj këtu. Unë sapo kam ardhur dhe po bëjmë shkëlqyeshëm.

Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Fituam Superkupën pas 10 vitesh. Ne dolëm në 1/16 e Ligës së Kampionëve për herë të parë në 10 vite. Jemi ende të parët në Serie A dhe duam të qëndrojmë aty. Duhet të vazhdojmë kështu”.

Megjithatë, sulmuesi zikaltër po mendon për ndeshjen e Champions League kundër Liverpool-it, kundërshtarit që doli pas gafës së parë me shortin e UEFA-s: “Cila do të ishte më e vështirë? Kjo kundër Liverpool-it apo ajo që menduam kundër Ajax-it? Shikoni, ishte e çuditshme. Nuk kishte ndodhur kurrë më pare të bëhej gabime në short! Nuk ishte një short me fat për ne, sepse Liverpool mund të lëndojë këdo. Sidoqoftë, është Champions League, kompeticioni më i fortë në botë.

Liverpool është favorit, ne e dimë. Por nuk mund të thuhet se njëra skuadër do ta mundë tjetrën. Ne jemi një skuadër e shkëlqyer dhe do të thoja se do të ketë shumë gola. Të dyja jemi skuadra sulmuese. Nuk jemi një skuadër tipike italiane, që kemi mbetur prapa. Në ndeshje si këto duhet të mbrohesh mirë”.

Leave A Comment