• Home
  • Moto GP
  • Rrëfehet kampioni i botës në MotoGP: Babai im ishte si Hitleri

Rrëfehet kampioni i botës në MotoGP: Babai im ishte si Hitleri

Pilti spanjoll Jorge Lorenzo, 5 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit, ka rrëfyer jetën e tij private në një intervistë për programin spanjoll “Espejo Publico”. Ai u shpreh se nuk ka patur ndonjë dashuri të madhe për garat, por garonte gjithnjë për të fituar.

Më pëlqente më shumë të fitoja se sa të pilotoja një motor. Babai im ka qenë shumë strikt me rregullat dhe më ka ndërtuar motorin e parë kur isha 3 vjeç. Më ka edukuar për të fituar dhe donte që të triumfoja apo të isha mes më të mirëve. Ka qenë si Hitleri”, tha Lorenzo.

Garat e motoçiklizmit kanë qenë pasioni i tij dhe jo i imi. Ka qenë si një rreshtër i rreptë me mua. Nëse një ditë do të kem një djalë, do të bëj të pamundurën që ai të mos merret me këtë sport”, u shpreh Jorge Lorenzo, që prej dy sezonesh nuk garon më në MotoGP.

Leave A Comment