• Home
  • Moto GP
  • Rrëfehet piloti italian pas rrëzimit: Jam me fat që kam ende krahun

Rrëfehet piloti italian pas rrëzimit: Jam me fat që kam ende krahun

Sezoni 2021 nuk ka qenë shumë pozitiv për pilotin italian të KTM në MotoGP, Danilo Petrucci. Në garën e fundit ai ishte protagonist i një rrëzimi që në xhiron e parë, kur pas disa kthesash motori i tij doli jashtë piste bashkë me atë të Alex Marquez.

Petrucci, 23 pikë këtë sezon, duke komentuar këtë situatë bën një rrëfim tronditës: “Kur më nxorën jashtë piste isha i pafat. Gjithsesi, jam me fat që e kam ende krahun, pasi motori i Alex më hypi sipër krahut të djathtë gjatë rrëzimit dhe daljes nga pista”.

Piloti italian shprehet se ka patur dhimbje pas garës si pasojë e rrëzimit dhe faktit se pesha e motorit të rivalit ishte mbi krahun e tij. “Tani jam më mirë, nuk kam më dhimbje dhe do të jem normalisht në pistë në garën e radhës”, tha Petrucci.

Leave A Comment