• Home
  • Moto GP
  • Rrëfehet Rossi: Ja përse nuk u tërhoqa kur isha ende kampion

Rrëfehet Rossi: Ja përse nuk u tërhoqa kur isha ende kampion

Piloti italian Valentino Rossi, legjenda e motoçiklizmit dhe MotoGP, do të lërë sportin në fund të këtij sezoni. Prej disa vitesh rendimenti i tij në pistë ka lënë për të dëshiruar. “Ndihem mirë, por ky ishte vendimi i duhur. Unë mund të garoj edhe për 20 vite të tjera, por nuk mund të vazhdoj më në këtë mënyrë”, tha Rossi.

Vendosa të tërhiqem pasi rezultatet nuk janë ato që prisja. Nëse nuk fiton, nuk argëtohesh. Kjo vlen për të gjithë. për fat të keq, gjatë vitit të fundit, për shumë arsye nuk jam më i fortë si dikur, nuk jam i shpejtë për të dueluar për podiumin dhe fitoren”, u shpreh Valentino Rossi.

Niveli i pilotëve po rritet dhe kur je i vjetër në moshë duhet të stërvitesh më shumë. Sot argëtohem më pak se dikur edhe pse deri në fund u përpoqa të rezistoj. Nuk doja të ndalesha kur isha në kulmin tim, kampion bote, pasi doja të fitoja sërish dhe nuk doja të kisha pengje. Ndaj, sot jam i lumtur dhe i qetë, pasi e di që kam qenë në majë për shumë kohë”, tha Rossi.

Leave A Comment