• Home
  • Tenis
  • Rrëfehet Serena Williams: Ja pse u tërhoqa nga Australian Open

Rrëfehet Serena Williams: Ja pse u tërhoqa nga Australian Open

Tenistja amerikane Serena Williams ka vendosur të mos luajë në grand slam e Australian Open, që nis më 17 janar në Melburn. Ajo e ka fituar 7 herë këtë turne dhe mungesa e saj është një “minus” i madh për organizatorët.

Në një intervistë per mediat amerikane, “pantera e zezë” ka sqaruar mungesën e saj. “Ndoqa udhëzimet e stafit tim mjekësor, që më këshilluan të qëndroj edhe pak kohë pushim. Nuk duhet të nxitohem dhe rikthehem më herët në fushë. Për këtë arsye vendosa të mos luaj në Australian Open”, tha Serena Williams.

Nuk ishte e lehtë të merrja këtë vendim, por e ndjej edhe vetë që fizikisht nuk jam në formën time më të mirë. Melburn është një qytet i dashur për mua, ndaj do të më mungojnë fansat, por shpresoj të rikthehem sa më shpejt në nivelet e larta”, tha Williams.

Këtë vit, tenistja amerikane ka luajtur vetëm në 6 turne dhe nuk luan që prej Wimbledon. Me shumë gjasa objektivi i saj do të jetë grand slam i Roland Garros.

Leave A Comment