• Home
  • Moto GP
  • Rrëfimi i kampionit të botës: Pasi rrëzohesha, kisha frikë të pilotoja sërish

Rrëfimi i kampionit të botës: Pasi rrëzohesha, kisha frikë të pilotoja sërish

Piloti spanjoll Jorge Lorenzo, ish-kampion bote në MotoGP, ish-shok skuadre me Valentino Rossi e Marc Marquez, ka rrëfyer se ka patur disa momente të vështira në karrierë. “Nga viti 2008 kam qenë guximtar në pistë, nuk kisha frikë të pilotoja”, tha Lorenzo në një intervistë për DAZN.

Por pas disa rrëzimeve të frikshme në Kinë, La Mansh dhe Montmelo, në të cilat përplasa keq kokën, kisha frikë të pilotoja sërish. Kam patur frikë të hipja sërish në motor, por dalëngadalë e kalova këtë moment delikat dhe isha vetë unë që pranova frikën dhe daljen nga ai tunel frike”, tha Lorenzo.

E kontrolloja motorin, pasi kjo ishte një gjë që e kam bërë që i vogël. Gjithsesi, ky sport ka rrezik dhe e kemi parë. Kur ndodh diçka e keqe në pistë gjatë garës, një rrëzim, nuk e kupton nëse ishte fati i keq apo ndodhi një problem. Mund të kesh një dëmtim të rëndë apo rrezikon jetën”, tha Lorenzo.

Leave A Comment