• Home
  • Bundesliga
  • Rummenigge dhe “magjistari” i merkatos: Në Gjermani nuk e njohin, por unë e di se çfarë ka bërë

Rummenigge dhe “magjistari” i merkatos: Në Gjermani nuk e njohin, por unë e di se çfarë ka bërë

Në javët e kaluara, emri i përmendur për të kaluar te Genoa (më parë te Milan-i) për rolin e drejtorit sportiv ka qenë ai i Luis Campos, ish-drejtuesi i Lille kampione e Francës.

Puna e portugezit ka marrë komplimentet e Karl-Heinze Rummenigge, i cili ka thënë për Bild:

“Në Gjermani nuk e njohin shumë, por unë e di se çfarë ka bërë. Në ditët e arta të Monaco ka marrë lojtarë si Mbappe, Falcao, Fabinho, Martial, Bernardo Silva.

“Lojtarë që kanë ndihmuar Monaco të fitojë titullin. Më pas i ka shitur, pasi i ka blerë për paka, me çmime shumë të larta në klubet më të mirë të Europës, duke i dhënë një soliditet të shkëlqyer financiar klubit.

“Te Lille ka marrë Renato Sanches, Yilmaz, Fonte, Osimhen për shumë pak dhe i ka shitur për shifra të mëdha”.

Leave A Comment