• Home
  • Tenis
  • Rusia mposht Kroacinë në finale dhe triumfon në Kupën Davis

Rusia mposht Kroacinë në finale dhe triumfon në Kupën Davis

Rusia fitoi Kupën Davis në tenis, pas fitores 2-0 ndaj Kroacisë në finale, turne i zhvilluar në Madrid, Spanjë. Kjo është hera e tretë që Rusia fiton këtë turne të ekipeve kombëtare, pas atyre në vitin 2002 dhe 2006.

Në ndeshjen e parë, Andrey Rublev fitoi 2-0 (6-4, 7-5) ndaj Borno Gojo, ndërsa në sfidën e dytë Daniil Medvedev triumfoi po 2-0 (7-6, 6-2) ndaj Marin Cilic. Ndeshja e lojës dyshe ishte pavlefshme dhe nuk u zhvillua.

Kombëtarja e Rusisë, e drejtuar nga trajneri Shamil Tarpishev, përbëhej nga Daniil Medvedev, Andrey Rublev, Aslan Karatsev, Karen Khachanov dhe Evgeny Donskoy.

Leave A Comment