• Home
  • Formula 1
  • Russell me objektiv të qartë: Me apo pa Hamilton, te Mercedes për titullin

Russell me objektiv të qartë: Me apo pa Hamilton, te Mercedes për titullin

Piloti 24-vjeçar britanik George Russell do të debutojë këtë sezon të Formula 1 me makinën kampione Mercedes. Ai ka zënë vendin e Valtteri Bottas, ndërkohë që do të jetë shok skuadre me 7 herë kampionin e botës Lewis Hamilton.

Russell ka bërë një vizitë të parë në fabrikën ku prodhohet makina Mercedes, ku është takuar me inxhinierët. “Jam i nderuar që jam këtu dhe ju falënderoj për punën e jashtëzakonhsme që keni bërë”, u shpreh Russell, që erdhi nga Williams.

Unë kam ardhur këtu me një mision të qartë, që Mercedes të jetë sërish makina më e mirë dhe kampione. Me Hamilton në krah do t’ia dalim mbanë. Edhe në aspektin personal kam si objektiv titullin”, tha Russell.

Me apo pa Hamilton, unë ëndërroj të shpallem kampion bote. Sigurisht që shpresoj që Lewis të jetë në pistë këtë vit dhe së bashku të fitojmë sa më shumë gara. Për mua është nder të pilotoj këtë makinë”, u shpreh George Russell.

Leave A Comment