• Home
  • Premier League
  • Scholes kritkon Ronaldon me shokë: Ky nuk mund të jetë Manchester United

Scholes kritkon Ronaldon me shokë: Ky nuk mund të jetë Manchester United

Paul Scholes është një legjendë e Manchester United. Ish-mesfushori ka komentuar barazimin e skuadrës së Rangnick në ndeshjen e luajtur të shtunën kundër Southampton-it të Armando Brojës.

“Këta lojtarë nuk duan të bëjnë punën e pisët. Kur shikon ndeshjen, atëherë duket qartë se asnjë prej tyre nuk ka dëshirë të japë më të mirën për këtë klub”, ka thënë Scholes për Manchester Evening News.

“Më pas shikon ndeshjen e Southampton-it dhe shikon se po bëjnë një punë të mirë në pozicionet e tyre. Është folur për të ndihmuar njëri-tjetrin para ndeshjes dhe lojtarët e Southampton e bëjnë këtë.

“United nuk e ka bërë. Një skuadër ka një trajner normal (Ralf Hasenhüttl) dhe tjetra ka një drejtor sportiv. Ky nuk mund të jetë Manchester United”.

Leave A Comment