• Home
  • Formula 1
  • Sebastian Vettel “zbulon” Aston Martin: Do të jetë sezoni i surprizave

Sebastian Vettel “zbulon” Aston Martin: Do të jetë sezoni i surprizave

Pas Haas dhe Red Bull, një tjetër makinë e Formula 1 është prezantuar në prag të sezonit të ri. Bëhet fjalë për Aston Martin, që do të quhet AMR22 dhe që do të pilotohet nga gjermani Sebastian Vettel e kanadezi Lance Stroll. Madje makina do të zbresë që sot në pistën e Silverstone, për të përshkruar 100km e lejuara për “filming day” (dita e filmimeve).

Do të jetë një sezon me shumë të papritura në fillim. Personalisht jam entuziast, pasi këtë vit do të ketë shumë të reja, të cilat ne mezi presim t’i zbulojmë. Kjo gjë vlen për të gjitha skuadrat, pasi rregullat e reja mund të sjellin surpriza në pistë. Ky është një projekt i jashtëzakonshëm, që kërkoi shumë punë”, u shpreh Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1.

E vështirë të thuash se çfarë pres nga kjo makinë dhe ky sezon, pasi ka shumë gjëra të reja. Ne synojmë të jemi sa më pranë makinave të kreut. Personalisht jam në formë, jam përgatitur mirë dhe kam pushuar gjatë”, tha Vettel gjatë prezantimit të njëvendëshes Aston Martin.

Leave A Comment