• Home
  • Tenis
  • Serena Williams e paqartë për të ardhmen: Gjithçka është e mundur

Serena Williams e paqartë për të ardhmen: Gjithçka është e mundur

Që pas lindjes së vajzës së saj Olympia një mallkim ka prekur tenisten amerikane Serena
Williams, një nga ikonat e këtij sporti. E ndalur në kuotën e 23 grand slam të fituara në karrierë, tenistja amerikane ende nuk ka barazuar rekordin e 24 grand slam të fituara nga Margaret Court.

Tenistja 40-vjeçare ka humbur 4 finalet e fundit ku ka dalë, ndërsa këtë vit nuk luan që prej grand slam të Wimbledon, ku dhe u dëmtua. Ajo u tërhoq si nga Lojërat Olimpike ashtu dhe nga turneu i shtëpisë, US Open, ndërkohë që rikthimi i saj mbetet ende një enigmë.

Trajneri i saj, Patrick Mouratuglou, ka hedhur dritë mbi këtë çështje: “Ende nuk kemi vendosur. Gjithçka është e mundur për Serena. Personalisht nuk di nëse ka vendosur të mos luajë më apo do të luajë edhe 1 apo 2 vite të tjera”.

Së shpejti do të ulemi dhe do të flasim për të ardhmen e Serena. Ajo duhet të pranojë faktin se tashmë do të luajë gjithnjë e më pak. Natyrisht që do të vijë edhe momenti që do të vendosë për të mos luajtur më”, tha Mouratoglou.

Leave A Comment