• Home
  • Moto GP
  • Sërish telashe për Marquez, krahu i operuar pengesë për të garuar

Sërish telashe për Marquez, krahu i operuar pengesë për të garuar

Marc Marquez mori “OK”-in e mjekëve për të zbritur në pistë këto ditë në testet dimërore të MotoGP që po zhvillohen në pistën e Sepang (Malajazi). Piloti spanjoll i Honda nuk ka më probleme me shikimin (diplopia), që e penguan të marrë pjesë në dy garat e fundit të vitit të kaluar.

Problemi me syrin tashmë është i rikuperuar 100%, por ajo që më shqetëson më shumë ëhstë krahu i operuar. Duhet të bëj një planifikim shumë të detajuar për të bërë të mundur që të kem sa më pak dhimbje dhe të limitoj problemet”, u shpreh Marc Marquez për “Marca” (e ka operuar disa herë krahun e djathtë).

Pra, problemet fizike duket se do të jenë sërish një ngërç për kampionin e botës në MotoGP, që mund të mos arrijë nivelet e dëshiruara. “Do të më pëlqente të kthehesha kampion si Nadal, që të triumfoj sërish në fund të sezonit. Ajo që bëri ai më motivon për sezonin e ri”, tha Marquez.

Leave A Comment