Sh.K.B. Tirana fiton derbin dhe shpallet kampione

Skuadra e SH.K.B. Tiranës ka fituar titullin kampion në basketboll për femra pasi ka mundur Sh.B. Tiranën edhe në finalen e tretë. 

Ekipi i Erdal Borovës ka dominuar finalet e këtij sezoni, duke mundur rivalët me rezultatin e përgjitshëm 3-0 (kampion shpallet ekipi që fiton 3 nga 5 finalet e planifikuara). 

Ndryshe nga dy takimet e mëparshme, që kanë qenë shumë të luftuar dhe janë vendosur në minutat e fundit, ndeshja e luajtur pasditen e sotme në “Asllan Rusi” është fituar me 15 pikë diferencë nga lojtaret e SH.K.B Tiranës, që kanë triumfuar me rezultatin 79-64.

Basketboll – Femra, Finalet play off

Ndeshje 1, Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana, 69-63

Ndeshje 2, Sh.B.Tirana – Sh.K.B.Tirana, 68-70

Ndeshje 3, Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana 79-64 

Leave A Comment