• Home
  • La Liga
  • Shifra të pabesueshme; Courtois bëhet “një shekull” te Real Madridi

Shifra të pabesueshme; Courtois bëhet “një shekull” te Real Madridi

Thibaut Courtois (29 vjeç) e mbajti sërish portën të pastër ndaj Granada-s. Portieri belg neutralizoi dy rastet më të qarta të kundërshtarit, duke “hipnotizuar” edhe Myrto Uzunin e vetëm përballë tij. Ishte hera e tetë që e bënte këtë në kampionatin aktual (nuk pësonte gol). Courtois ishte një nga bazat mbi të cilat u bazua fitorja e bardhë.

Me këtë sukses kundër Granada-s, portieri belg rrumbullakosi 100 fitoret e tij të para me “Los Blancos” (në të gjitha garat). Shpërndarja e fitoreve është si vijon: 78 triumfe në La Liga, 16 në Ligën e Kampionëve, 3 në Superkupën e Spanjës, 2 në Botërorin për Klube dhe 1 në Kupën e Mbretit.

Gjithçka nisi nga debutimi i tij më 1 shtator 2018 me fanellën e bardhë në një ndeshje të La Liga-s kundër Leganés (4-1). Deri më tani, në këtë sezon ka luajtur 32 ndeshje, me 23 fitore, 5 barazime dhe vetëm 4 humbje.

Deri më tani, Courtois e ka mbrojtur portën e bardhë në 161 ndeshje, me 100 fitoret e lartpërmendura plus 31 barazime dhe vetëm 30 humbje.

Leave A Comment